Ish-Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se gratë shqiptare meritojnë dhe do të kenë atë që ju takon.
“Sivjet në spektaklin Krishtlindje në Tiranë, me paraqitje më ndryshe, por me mesazhin e njëjtë se gratë shqiptare meritojnë dhe do të kenë atë që ju takon”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në Facebook.
“Këtë paraqitje ua dedikova të gjitha atyre grave që nuk janë më me ne, por që kurrë më shumë nuk e kemi ndjerë mbi supe trashëgiminë që na e lanë dhe gjitha vajzave të reja, duke ua rikujtuar që e ardhmja është e tyre”.