Tahiri për idenë e Thaçit: Të mbyllet sa më shpejtë tema e kufijve, ka kundërshtime të fuqishme (Video)

Ish–kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka theksuar se tema rreth korrigjimit...

Ish–kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka theksuar se tema rreth korrigjimit ose shkëmbimit të territoreve në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet sa më parë.

Ajo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se idenë e shefit të shtetit të Kosovës nuk po e përkrahin institucionet dhe partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam dhe kam qenë çdoherë kundër shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve, sepse kjo do t’i konvenonte më së tepërmi Serbisë. Në anën tjetër për këto tema duhet konsensus kombëtar e që nuk ekziston”, ka shtuar Tahiri.