Ragmi Mustafa: Nuk guxon dorë që të nënshkruajë marrëveshje që Luginën e lë të kolonizuar në Serbi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se beson që Lugina e Preshevës mund të bashkohet me KS

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se beson që Lugina e Preshevës mund të bashkohet me Kosovën.

“Padyshim me kënaqësinë më të madhe shqiptarët e Luginës e kanë pritur këtë. Jemi për një opsion të tillë. Përderisa Serbia s’ka gatishmëri që çështjen e shqiptarëve të Luginës ta çojë në nivel të lartë, duhet të tërhiqet sikur nga Kosova edhe Lugina, dhe këta shqiptarë të mbesin të bashkuar me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Përkundër gjithë zërave skeptikë mund të shprehem se edhe ëndrra edhe fantazitë e shqiptarëve të Luginës po bëhen realitet. Kam, ndjek kancelarin gjermane, Angela Merkel, e cila vitin e kaluar afrohet pranë Murit të Berlinit dhe shprehet edhe ajo se ëndrrat u bënë realitet. Pse të mos ndodhe edhe me ne”.

“Me rëndësi të madhe për ne është që ti’ bashkohemi Kosovës dhe kjo është gjëja më e madhe që mund t’u ndodhë shqiptarëve. Nuk guxon dorë që të nënshkruaj një marrëveshje që shqiptarët e Luginës i lë të kolonizuar në Serbi”.

Mustafa ka thënë se bashkimin e Luginës me Kosovën e kanë lënë të hapur edhe ambasadat e SHBA-së, përfshirë atë në Prishtinë.

Bashkësia Ndërkombëtare nuk pengon problemin e çfarëdo marrëveshje që arrihet në mes të dy shteteve fqinje. Kemi dy deklarata të ambasadorëve si në Prishtinë dhe Beograd. Këtë e kemi parë se përfundimisht si dritë jeshile se çfarëdo propozimi mund të vihet në tavolinë e bisedimeve”.

Ai në Info Magazine ka shtuar se pro idesë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të jenë të gjitha subjektet politike në Kosovë, duke shtuar se bashkimi i Luginës me Kosovën, nuk nënkupton që pjesën veriore ta marrë Serbia.