Familjarët fajin e vënë të mjekët e kësaj qendre që nga pakujdesia dhe neglizhenca ka ardhur deri të humbja e djalit të tyre.
Drini ishte operua nga një operacion i quajtur në gjuhen popullore “zorra qorre”.
“Sot ne oren 00:06 ndrroj jetë djali i vellaut tim Drin Rrustem leku papritmas nga pajkujdesia e mjeksis son për një intervenim të voge, lus Zotin qe tash e mas mos ti perseritet askujt,me dhimbje te thell i njoftoj miq dashamir shok,per kohen e varrimit ju lajmrojmi me kohë arsyeja se trupi i Drini gjindët ne mjeksin ligjore”, ka shkruar Naser Leku axha i të ndjerit.
Lajmi.net ka kontaktuar me ekipet kujdestare në QKUK mirëpo ata kanë refuzuar të japin informacione përmes telefonit.
Trupi i të ndjerit, si njoftojnë familjarët, është në mjekësinë ligjore