Po thuajse të gjitha rrugicat në Preshevë janë të asfaltuara por që fatkeqësisht rruga "Ramiz Sadiku" ishte anashkaluar dhe kishte mbeturë në mëshirë të fatit, por që sot i erdhi radha edhe kësaj rruge e cila ishte e nevojës së kahëmotshme e banorëve të kësaj lagjeje, rrugë kjo që vlen të theksohet ku para 16 viteve në këtë rrugicë ka jetuar Bardhyl Osmani Komandant Delta.
Kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi ishte aty për të bërë përurimin e kësaj rruge dhe tha se kjo rrugë ka qenë qysh moti e paraparë të asfaltohet por rrethanat e tilla e bënë që kjo rrugë të hasë në vështërsi deri më sot,por që sot e tutje kërkesa e banorëve të kësaj lagje u kthye në realitet.
Rruga Ramiz Sadiku ngel me të njejtin emrim, por kjo rrugicë e sapo asfaltuar pas zgjedhjeve pritet të emrohet me emrin "Bardhyl Osmani"