Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Riza Halimi, ka komentuar gjithë idenë më të komentuar së fundmi, bashkëngjitjen e Luginës së Presheves me Kosovën.
“Serbia ka kontrollë të plotë në tërë territorin e vet, edhe në Luginë të Preshevës – rendin, qetësinë dhe të gjitha këto nuk ka asnjë problem. Në këtë drejtim, në aspektin e dokumenteve, deklarimit me referendum është përparësia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës se në Kosovë këtë deri tash nuk e kanë potencuar”.
“Në anën tjetër, të kemi një situatë dhe realitet mjaft të palakmueshëm që shumë pak struktura shtetërorë të Kosovës kanë ndikim në veri të Kosovës”.
“Logjika e Daçiqit, që në këto dhjetë vjet ka dalë shumë herë me logjikën që të bëhen harta të reja të Kosovës në baza duke marrë parasysh kriterin etnik”.
“Kjo është personale pasi deri më tash asnjë strukturë shtetërore nuk ka dalë. Kuvendi i Serbisë në gjysmën e parë të vitit 2015 ka aprovuar Rezolutën ku e trajton zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke thënë se Kosova duhet të ketë autonomi të lartë dhe serbët autonomi në kuadër të autonomisë që Kosova ka në Serbi”.
“Kjo është formula që e ka aprovuar për herë të fundit Kuvendi i Serbisë dhe nuk kanë dalë më me rezolute të tjera”.
“Preshevën e ke me elemente strategjike (autostradë dhe hekurudhë) elementet strategjike në veri, Liqeni i Ujmanit, Trepça, resurset dhe burimet natyror”.
“Në këtë drejtim, a ka logjikë Kosova të mbetet pa to? Nuk ka asnjë element logjike. A do të heqë Serbia dorë lehtë nga pozitat dhe objektet strategjike në Luginë të Preshevës”.
“Është një çështje shumë e rëndë, delikate por është mirë të bisedohet. Por duke i ditë pozicionet dhe realitetet, do të jetë shumë vështirë”.
“Historia është e gjatë dhe vijnë edhe rrjedha të tjera por në këto momente, në kuadër të së drejtës së barabartë që Kosova patjetër por edhe faktori ndëkrombëtar nëse nuk potencon këtë element që njerëzit janë të barabartë dhe duhet të kenë të drejta të barabarta. Për mua Ahtisaari është dokument që asnjë pakicë në botë nuk e ka”.
“Nëse ti e bën jo funksional një rregullim shtetëror dhe shoqëror automatikisht të imponohet si e natyrshme pastaj ndarja. Për mua do të ishte shumë strategjike që të njëjtat drejta që i kërkojnë serbët në Kosovë të insistohet atë që kemi me Deklaratën e vitit 2006 në bazë të Referendumit të vitit 1992 të njëjtat drejta t’i kenë shqiptarët në Luginë”.
“Në kuadër të realizimit të këtyre drejtave, mund në të ardhmen të vijmë në mënyrë të natyrshme procese të caktuara”.
“Edhe Referendumin kur e kemi përgatitë në vitin 1992, kemi lënë variantin e autonomisë politike dhe territoriale të shqiptarëve në kuadër të Serbisë, duke e bashkëngjitur pjesën e dytë me të drejtë të bashkimit me Kosovën si e drejtë e vetpërcaktimit duke thënë se kjo do të vijë në shrephje në momentin kur do të ndryshojnë kufijtë e Njësive Federale të ish-Jugosllavisë”.
“Deri më tash nuk kemi asnjë shembull. A është e mundshme që ky poroces të fillohet me Kosovën duhet të matet dhe të vlerësohet në mënyrë të gjithanshme se cilat janë efektet pozitive dhe cilat mund të jenë dëmet që mund të shkatërrojnë substancën e shqiptarëve në trojet e tyre”.