Forumi i gruas i PDSH-së ka realizuar shumë aktivitete në shenjë sensibilizimi për përmirësimin e pozitës së femrës në Preshevë, tha kështu në fjalën hyrëse kryetarja e forumit të gruas, Albiona Ibrahimi Rexhepi. Sipas kryetares Rexhepi cdo herë femra në PDSH ka punuar për fuqizimin e gruas në vendimmarrje.
Hafize Shaqiri, nënkryetare e forumit të gruas gjatë mbrëmjes me gratë e partisë ka rikujtuar se PDSH për herë të parë besoi që një femër mund të drejtojë një institucion andaj çdo herë jemi ndier të njejta me gjininë e kundërt. Kandidatja për këshilltare.
Nora Agushi ka premtuar në fjalimin e saj se në mandatin e ardhshëm si këshilltare, me dinjitet do ta mbrojë femrën me argumente, sepse fuqia e saj është e pa rezervë. Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa në fjalimin që kishte me gratë u zotua se roli i femrës në politikë do të jetë edhe më i avancuar.
Sipas kryetarit Mustafa gjatë qeverisjes së PDSH-së në pushtet janë bërë projekte për zhvillimin e gruas në biznese private, projekte këto që do të vazhdohen sërish duke i fuqizuar edhe më shumë. Bartësi i listës ka kritikuar pushtetin e Shqiprim Arifit edhe për diskriminimin që po bën ndaj punëtorëve në institucione publike si Radiotelevizioni Presheva dhe Shtëpia e Kulturës.
Tubimi u përmbyll me moton rretho numrin 2, PDSH-në për Preshevën shqiptare.#përPreshevënshqiptare #voto2
Ky është psotimi në faqen zyrtare të PDSH-së