Arifi: Ragmi Mustafa cënon integritetin territorial të Republikës së Kosovës

Arifi: Ragmi Mustafa cënon integritetin territorial të Republikës së Kosovës

Ragmi Mustafa cënon integritetin territorial të Republikës së Kosovës, madje ai është i gatshëm të bëjë kompromise me ndarje të Luginës së Preshevës.

Meqë Ragmiu priorizon interesat e tij politike mbi ato kolektive dhe kombëtare shqiptare, atë e kanë të njohur mirë qytetarët e Komunës së Preshevës me rastin e Lapidarit të UÇPMB-së.

Qëndrimet e pamatura të tij dëmtojn interesin e Republikës së Kosovës dhe janë tentativë për lojëra politike me epilog disfatash për Luginën e Preshevës.

ka shkruar Shqiprim Arifi në profilin e tij në facebook