Njësia 7, 8 dhe 9 sonte vërtetuan se NDRYSHIMI PO NDODH!
Në amfiteatrin e RTV Preshevës, hapësirë e cila ishte e tejmbushur me përkrahës të NDRYSHIMIT, u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë nga këto njësi.
Tubimit ju drejtua edhe kryetari i nëndegës së njësisë numër 9, z. Lulzim Selimi pas të cilit të pranishmit i përshëndetën edhe znj. Arzana Bajrami, kandidate për këshilltare nga njësia numër 7, z. Driton Rexhepi i cili kandidon nga njësia numër 8, znj. Fitore Fejzullahu e cila është kandidate për këshilltare nga njësia 9 si dhe z. Selami Musliu i cili kandidon për këshilltarë nga njësia 8.
Në fund, mori fjalën edhe kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi i cili shpalosi programin e Alternativës me fokus në 30 zotimet e dhëna.
Gjithashtu para masës sqaroi se është e dëshmuar tanimë se përveç Alternativës nuk ka opcion politik i cili e sheh Preshevën si qytet që përmbushë standardet Europiane me rrugë si ajo e Karposhit, me ujë të pijshëm, me parkun e qytetit të cilin e dështuan koalicioni paraprak si dhe me një vizion të qartë zhvillimorë.
Ky është postimi në faqen zyrtare të APN-së.