Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka fajësuar institucionet shtetërore lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjakovë.
Kjo parti kërkoi nga organet përgjegjëse që të marrin masa.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku tha se në një shtet ku institucionet shtetërore nuk marrin përgjegjësinë, nuk pritet asgjë tjetër përveç se viktima e radhës.
Më këtë rast ajo ftoi qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës që do të mbahet në Gjakovë, për të përkrahur viktimat e dhunës në familje dhe ato potenciale.
Ndërsa, Nazlie Bala, tha se vrasja e dyfishtë në Gjakovë dëshmon se shteti është direkt fajtor dhe ka dështuar në mbrojtjen e grave.
“Në ditën e krimit e ndjera ka raportuar kërcënimin në polici dhe neglizhenca e policisë e bënë këtë institucion fajtor për dhunën në familje andaj konsiderojmë se shteti është fajtor”, tha ajo.