Komandanti Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarët e tij Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.
Ata, do të kujtohen sot në një akademi përkujtimore e cila do të mbahet në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.
Përveç kësaj kjo komunë do të bëjë zbulimin edhe të shtatores së dëshmorit Avdyl Durësi si dhe do përkujtoj edhe bashkëluftëtarët e tij Ramë Beka dhe të tjerët.