• E mërkurë / Dec-19 08:09
  • Kontakt

Kërcënohet me jetë ministri shqiptar, e zbulojnë amerikanët

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është kërcënuar, dhe gjithçka e kanë zbuluar nga inteligjenca amerikane...

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është kërcënuar, dhe gjithçka e kanë zbuluar nga inteligjenca amerikane, të cilët i kanë kërkuar ministrit shqiptar, të rrisë sigurinë.

Lajmi është bërë publik në një artikull të "Fox News" që  trajton problemin e opozitës iraniane në mërgim, muxhahedinëve, dhe një plan të qeverisë iraniane për infiltrimin e agjentëve sekretë në Europë për të kryer sulme terorriste kundër tyre.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve iranianë, 3000 prej të cilëve strehohen në një kamp në Shqipëri. “Nuk kam frikë”, tha Majko përballë këtij kërcënimi  teksa shtoi se “strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.

Shkrimi

“Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të targetuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë”. Deklarata vjen nga Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për “Fox News”.

Në artikullin me titull “Irani planifikon terror në tokën evropiane, ndërsa BE përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, publikuar këtë të enjte me autor gazetarët e Fox News, Ben Evansky e Rich Edson në bashkëpunim me “Associated Press”, shkruhet se Ministri i Diasporës Pandeli Majko, është shprehur për televizionin amerikan se, zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.

Duke u ndaluar te “fushata e territorit të Iranit bë Europë”, në artikull shkruhet: Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. 

Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016. Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij. Teksa tha se strategjia e Iranit në rajon është “e pashembullt”, shtoi gjithashtu për Fox News: “Nuk kam frikë”.

Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi Fox News se autoritetet shqiptare arrestuan dy iranianë për akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.

“Irani ka një histori të gjatë përgjatë 39 viteve të fundit të kryerjes dhe planifikimit të vrasjeve dhe veprimeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh në vitet e fundit në vendet evropiane”, tha zyrtari.

Zyrtarët e SH.B.A-së nuk janë treguar të ndrojtur në deklaratat lidhur me komplotet terroriste.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në një fjalim muajin e kaluar, vuri në dukje përpjekjet në Paris, si dëshmi të qëllimeve të regjimit.

“Kjo ju tregon gjithçka që duhet të dini për regjimin: Në të njëjtën kohë po përpiqen të bindin Evropën për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore, ata po fshehin fshehurazi sulme terroriste në zemër të Evropës”, tha ai.Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha në një deklaratë për Fox News se nuk ka dyshim se komplotet vijnë nga udhëheqja e regjimit.

“Komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të synuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë”, tha ai në një deklaratë për Fox News.

“Këto komplote u vendosën dhe u planifikuan në një trup, i quajtur Këshilli i Lartë Kombëtar i Sigurisë. Këto komplote u miratuan nga Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit dhe u besuan MOIS (Ministria e Inteligjencës e Republikës Islamike) për t’u kryer”.



Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48