Arrestohen 7 aktivistë derisa shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë aktivistë të saj pasi shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë aktivistë të saj pasi shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave.

Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi, Blin Shabani dhe Gerolld Nikoliqi.

“Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë deri sa po shkruanin parrulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla ‘Gratë dhunohen, policia flen’ është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flenë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t’i penguar aktivistet që kërkojnë drejtësi”, thuhet në njoftim.

“Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjës komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t’i parandalojë por as pasi ndodhë krimi veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinsë, kundër diskriminimeve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.