Ai përmes një postim në “Twitter”, ka thënë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë fajin e ka “banda e hajdutëve të Rilindjes”.
Sipas liderit të opozitës sa më gjatë të jetë kjo qeveri aq më keq do jetë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.