Së shpejti fillon me punë “Kuzhina popullore” ne Komunë të Preshevës

Kuzhina popullore në komunën tonë ka qenë ëndërr e kahmotshme duke patur parasysh gjendjen e popullatës sonë të cilët kishin dhe kan nevoj për ndihmë.

Kuzhina popullore në komunën tonë ka qenë ëndërr e kahmotshme duke patur parasysh gjendjen e popullatës sonë të cilët kishin dhe kan nevoj për ndihmë.

Mirëpo,duke patur parasysh kushtet në objektin e kryqit të kuq të cilat nuk kanë qenë të përshtatshme për të realizuar projektin “Kuzhina popullore”,kushteve dhe rrethanave tjera kjo ëndërr kishte kaluar në neglizhencë.

Mirëpo,pas shumë përpjekjeve të kryqit të kuq të Preshevës dhe me ndihmën e kryqit të kuq të Sërbisë,arritëm që këto kushte të përmisohen,duke bër renovimin e objektit të kryqit të kuq dhe në veçanti duke siguruar komplet inventarin e kuzhinës e cila ka kapacitet të siguroj 800-1200 porcione ditore për qytetarët tanë.

Në atë kohë kur kuzhina në objektin e kruqit të kuq ishte gati dhe tashmë kushtet ishin pjekur për të bër hapin e parë,k.kuq i Preshevës iu drejtua komunës sonë që të mbështes këtë projekt kaq me rëndësi për qytetarët tanë.

Dua të theksoj se kryqi i kuq i Sërbisë siguron 8 artikujt themelor ushqimor që përgatiten e ushqimit në kuzhinën popullore,ndërsa komuna jonë është e obligueshme që nëse mbështet këte projekt,të merr pjesë në gjërat tjera shtesë që nevojiten të shtohen në përgatitjen e ushqimit dhe harxhimeve tjera që nevojiten për të realizuar këtë projekt.

Në atë kohë kryetar i komunës sonë ishte z.Shqiprim Arifi,dhe ne hartuam planin dhe projektin”Kuzhina popullore” i cili u mirprit nga kryetari dhe u firmos.Mirëpo,për një kohë të shkurtër rrethanat ndryshuan dhe në pushtet erdhi z.Ardita Sinani-kryetare e komunës sonë e cila e vazhdoj këtë nismë të kryetarit z.Shqiprim Arifit kështu që pati rastin të bëj hapjen e parë të kuzhinës popullore.

Me gjithatë çka është shum me rëndësi kuzhina popullore u hap dhe vazhdoj plot 9 muaj duke shuar shujte ditore për 400 persona .

Dua t’ua bëj të ditur qytetarëve dhe tër opinjonit se projekti “Kuzhina popullore”është një projekt 9 mujor që ushtrohet në të gjitha k.kuq të Sërbisë qka dmth se nuk është bërë ndonjë ndërprerje nga ana e komunës sonë.

Pasi kaluam nëpër procedurat e përgatitjes pas ndërprerjes së kuzhinës popullore ,dua ti njohtoj qytetarët të cilët me padurim presin hapjen e k.popullore se së shpejti gjegjsisht javën e ardhshme do të “rihapet” kuzhina popullore të cilën e mbështet fort kryetari z. Shqiprim Arifi i cili është zotuar se do të jetë një ushqim sa më kualitativ në mënyr që qytetarëve tanë t’iu ofrohet një komoditet më i lartë.