Një lëvizje antisoros në Shqipëri është duke i përcjellë të gjitha lëvizjet e djalit të miliarderit kontrovers, George Soros, Alexit.
Sipas kësaj lëvizjeje, edhe ideja për korrigjim e ndryshim të kufijve në Ballkan është e Sorosot.
Janë publikuar fotot e Alex Soros, i cili nis vizitat në Beograd, Prishtinë e Tiranë posa nis ideja për ndryshim e korrigjim kufijsh.
Bazuar në fotot e instagramit, Alex ka takuar Presidentin serb, Aleksander Vucic, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Ndërsa Alex Soros po negocion në mënyrë sekrete prej muajsh me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë për copëtimin e Kosovës duke i dhënë Serbisë pa luftë gjithë pasurtë e Trepçes, ujëmbledhësin më të madh (Gazivodën) dhe tokat me pjellore të Kosovës, reagojnë menjëherë ashpër Amerikanët pas dërgimit të 135 trupave elitë për kapjen e armiqve të Amerikës me helikopterë kudo ku të fshihen”, shkruan në profilin e lëvizjes antisoros.
Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur Presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve.
Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë krejtësisht kundër, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshje me të cilën palët mund të pajtohen.
Në Kosovë ideja e Thaçit është kundërshtuar nga LDK, AAK e NISMA. Ndërsa, VV ende s’e ka një pozicionim të qartë.
Thaçit është kundërshtuar nga LDK, AAK e NISMA. Ndërsa, VV ende s’e ka një pozicionim të qartë.
Duke mos pasur mbështetje dhe fuqi politike, Thaçi nëpër konferenca për media, ka nisur të lëshojë akuza në drejtim të mediave, duke thënë se një pjesë e tyre po flasin me gjuhën e Vucicit.
Mirëpo, pa kaluar as 24 orë, Shefi i Shtetit ishte detyruar të kërkonte falje për një akuzë të tillë, marrë parasysh se idetë për ndryshim kufijsh prej vitesh promovohen nga Aleksander Vucic e Ivica Dacic, dy njerëzit kryesorë të Sllobodan Milloshevicit gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.