Masakra e Selenicës, policia jep detaje të reja për vrasësin

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasësin e Selenicës, Ridvan Zykaj, 24 vjeç.

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasësin e Selenicës, Ridvan Zykaj, 24 vjeç.

Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një stan në periferi të Selenicës.

Sipas Policisë së Shtetit, autori i vrasjes së 8 personave këmbëngul se e ka kryer krimin pasi të dyja familjet e akuzonin për vjedhje.

Ja çfarë thotë Policia e Shtetit:

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjesëtarë të dy familjeve ju informojmë se:

Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të  DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë  hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj.

Që prej momentit qe u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit.

Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje).

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes