Rënia drastike e lirës, Erdogan thotë se Ankaraja mund të fillojë të kërkojë aleatë të rinj

Të premten lira turke ka humbur 16% ndaj dollarit amerikan pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump dyfishoi tarifat e çelikut dhe aluminit ndaj Turqi

Të premten lira turke ka humbur  16% ndaj dollarit amerikan pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump dyfishoi tarifat e çelikut dhe aluminit ndaj Turqisë.

Marrëdhëniet ndërmjet aleatëve të NATO-s janë thelluar në pikën më të ulët  të kësaj dekade bazuar mbi një numër të madh çështjesh duke përfshirë edhe  arrestimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson dhe akuzat lidhur me terrorizmin, transmeton Klan Kosova.

Në një postim në Twitter, Trump tha se tarifa për importet e aluminit do të arrijë në 20% ndërsa për çelikun 50%, ndërkohë që lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit tonë shumë të fortë!”

Ai deklaroi gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!”

Të shtunën e kaluar presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një opinion për New York Times shkroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara është në rrezik dhe paralajmëroi se Ankaraja mund të fillojë të kërkojë aleatë të rinj.

Turqia ka aksione në shumë banka të njohura evropiane dhe zhvlerësimi i mëtejmë i lirës turke paraqet rrezik edhe për këto banka.