Partia për Veprim Demokratik mbanë ''Tubimin Promovues'' me njësitë 1 dhe 2 në Preshevë

PVD tubimin e rradhës e mbajti me njësitë 1 dhe 2...

Mbrëmë me fillim nga ora 19:00, në Sallën e Kuvendit komunal në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim me anëtarë e simpatizantë të njësive 1 dhe 2 në Preshevë.

Në këtë tubim u shpalos programi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik, si dhe u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë nga këto dy njësi zgjedhore.

Kandidati për këshilltarë nga njësia nr.1, Rinor Krasniqi, në fjalimin e tij tha se do të jetë zëri i banorëve të njësisë të cilën do ta përfaqësojë për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore me të cilat përballet kjo njësi.

Kandidatja për këshilltare nga njësia nr.2, Lorita Kamberi kërkoi nga banorët e kësaj njësie që me 24 dhjetor të votojnë vlerat e dëshmuara duke rrethuar numrin 5, Partinë për Veprim Demokratik.

Leart Hajrullahu, kandidat i njësisë nr.1, njëherit edhe kryetar i Forumit Rinor të PVD-së, kërkoi nga të rinjtë jo vetëm të njësisë së tij, por të rinjëve të komunës së Preshevës, që me 24 dhjetor të jenë syçelë dhe të mos bëhen pjesë e shfrytëzimit nga subjektet që për qëllim kanë vetëm shfrytëzimin e votës së të rinjëve.

Kryetari i PVD - së u shpreh i befasuar me qasjen e kandidatëve të këtyre dy njësive për zgjidhjen e problemeve ekzistenciale të njësive prej nga ata vijnë. Z. Halimi tha se këto nuk do të jenë thjesht zgjedhje, por do të jenë Referendum.

Ardita Sinani, kandidatja për kryetare të komunës, u shpreh e kënaqur me atmosferën dhe entuziazmin edhe nga tubimi në Shtëpinë e Kulturës, por edhe nga ky tubim i njësive 1 dhe 2. Kjo atmosferë dhe ky entuziazëm sipas kryetares Sinani është dëshmia më e madhe se PVD është E VETMJA ZGJIDHJE për komunën e Preshevës.

Preshevë, 10.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik

Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së.