PDSH mban tubimin e rradhës në B.L. Bukuroc

PDSH mban tubimin e rradhës në B.L. Bukuroc

Bukuroca sot është ndryshe sepse ne asfaltuam rrugë, elektrifikim të rrugëve, parqe dhe punë që na bënë jetën më të mirë dhe më lehtë në vendbanimin tonë, tha në fjalimin përshëndetës sekretari i nëndegës, Meriton Murtezi. Kjo nëndegë sipas tij ka qëndruar stoike karshi të gjitha sfidave me të cilat është përballur PDSH.

Me bashkëpunim të mirëfilltë sa ishte kryetar Ragmi Mustafa gjeneruam mirë në realizimin e të gjitha projekteve infrastrukturore. Gjatë udhëheqjes së PDSH-së me pushtetin lokal është bërë shumë për Bukurocën duke përmirësuar energjinë elektrike në fshat, duke stimuluar bujqit me subvencione dhe duke realizuar një platformë për banorët e kësaj zone në shenjë ndihmese. Kandidati për këshilltarë nga nëndega e PDSH-së Bukuroc, Armend Ibrahimi ka folur për dështimet që ka patur Presheva në periudhën 18 muajshe me ndërrimet e tre pushteteve.

Këto lojëra politike që kanë bërë APN, PVD dhe grupi keqpërdorues i votës së PDSH-së i kanë kushtuar qytetarit të Preshevës duke prolonguar projektet dhe mjetet që janë dedikuar për komunën tonë. Zhvillimi i bujqësisë do të jetë në fokus të qeverisjes së PDSH-së. Blegtorëve u garantohet që për një litër qumësht pushteti lokal do të paguaj nga tre dinarë.

Ndërsa për sektorin e pemtarisë dhe të perimtarisë do të përkrahen prodhuesit me subvencione. Poashtu rëndësi të veçantë do ti kushtohet edhe rregullimit të sistemit të ujitjes, dhurimit të fidaneve, paisjeve adekuate për rregullimin e serave dhe të tjera. Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa para banorëve të Bukurocës ka premtuar asfaltimin e rrugës Bukuroc- Rahovicë.

Kryetari Mustafa ka deklaruar se gjatë mandatit të tyre qeverisës do të ia falin tokën për ata që janë të interesuar të investojnë në Zonën Industriale në Preshevë.

Me ftesën për të votuar PDSH, numrin dy për Preshevën shqiptare u përmbyll tubimi parazgjedhorë në Bukuroc. Kryetari gjatë qëndrimit në bashkësinë lokale Bukuroc ka vizituar disa blegtorë dhe qumështoren Fontana.

Ai është zotuar se në Platformën e PDSH-së rëndësi të veçantë i kanë kushtuar sferës së bujqësisë me qëllim të avancimit dhe sigurimin e plasmanit jashtë Preshevës.

#Voto2 #përPreshevënshqiptare

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së.