Serbia nuk njeh patent shoferët e Kosovës gjobit,qytetarët e Luginës.

Xheladin Salihi qytetar nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Kosovë është dënuar me gjobë me vlerë mbi 1000 euro.

Xheladin Salihi qytetar nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Kosovë është dënuar me gjobë me vlerë mbi  1000 euro.

Ai posedon dy nënshtetsi të Serbisë dhe Kosovës ai me të futur në vendinjen e tije në Preshevë është ndaluar nga policia rrugore në hyrje të qytetit të Preshevës dhe është dënuar për mos posedim të patent shoferit ku serbia nuk i njeh patentet e shoforit të Republikes se Kosovës.

Xheladini ka pasur me vete gjitha dokumentet e indetifikimit si Serbis dhe Kosovës mirpo është gjobitur nga policia se nuk i njohin patent shoferet e Kosovës.

Ai ka ngritur këtë ceshtje ku ju është drejtuar pushtetit lokal të komunes e Preshevës ku është takuar me zv kryetarin e komunes së Preshevës z Armend Aliu dhe ja ka paraqitur këtë shqetsim.

Ai për portalin e rtv aldi thot se  eshte i rregullt nga ana dokumentacioneve ku nuk ka pasur asnjëher problem gjat kalimit të kufirit,dhe thot se nuk tregojnë në kufi që nuk lejohet të hyet me patent shofer Kosovës në Sërbi dhe në qytet ndalohemi nga policia rrugore dhe gjobitemi.

Serbia akoma nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes Prishtinës dhe  Beogradit për lëvizjen e lirë të qytetarëve,për veq mos njohjen e patent shoferit serbia i ka vë edhe vije të kuqe qytetareve të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë të cilët punojnë nëpër instucione shtetrore të Kosovës e kan të ndaluar të hyjne në vendlindjen e tyre qoftë në Preshevë,Bujanoc apo Medvegjë.