Në një numër të madh simpatizuesish Alternativa për ndryshim prezantoi kandidatët për kshilltar në ora 18 në fshatin Leran dhe Golemidoll për të vazhduar në ora 20 në fshatin Bushtran.
Suat Mehmeti hapi takimin dhe uroj mirëseardhje të gjithë të pranishmëve duke shpresuar se me këtë numër masovik do të dalim edhe zgjedhje me 24 dhjetor duke e rrethuar nr 1.
Nirushe Miftari dhe Kastriot Hajrullahu janë kandidatët për këshilltar nga këto njësi zgjedhore dhe premtuan se do të bashkëpunojn me Alternativën dhe kryetarin për të zgjidhur të gjithë problemet e këtyre njësive.
Më pastaj takimi vazhdoi në fshatin Bushtran ku fillimisht kryetari nëndegës Arben Latifi hapi takimin dhe më pas u prezantuan kandidatët për këshilltar nga kjo njësi Llukman Sahiti dhe Velid Kamberi.
Kryetari z Shqiprim Arifi premtoi se do të jemi të kujdesëshëm në paranë publike. Menaxhimi i parasë publike do të jetë prioriteti ynë, bashk me 30 zotimet që i kemi bërë e që asnje parti tjetër nuk i ka bërë në Komunën e Preshevës.
Ky është postimi në faqen zyrtare të APN-së