Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi në një intervistë për Telegrafin, theksoi po ashtu se si Qeveri e Kosovës ende nuk kanë pranuar draft raportin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai ka theksuar se draft raporti i Asociacionit nuk është dorëzuar ende as në Bruksel.
“Sa i përket Asociacionit, ekipi menaxherial ka qenë i obliguar që më 4 gusht që të përfundoj procesin e draftimit, në bazë të informacioneve që kemi ne ende nuk është dërguar drafti i statutit në Bruksel. Nuk kemi marrë asnjë informacion nga Brukseli se ku ka mbetur procesi i dorëzimit të draftit për Asociacion. Kemi marrë nga MAPL e cila vazhdimisht ka qenë në koordinim me ekipin menaxherial, raportet e tërë punës që kanë bërë deri më tash”, u shpreh Arifi.
Ai shtoi se në mesin e këtyre raporteve që kanë pranuar nga puna që është bërë, ka propozime të çmendura që sipas tij janë për keqardhje me mendua vetëm që mund të implementohen.