Zaev: Është koha për të marrë vendim

Me marrëveshjen është mbrojtur identiteti i Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë hyjnë me krenari në NATO dhe BE.

Me marrëveshjen është mbrojtur identiteti i Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë hyjnë me krenari në NATO dhe BE. Është koha për vendim! Ecim përpara në NATO dhe BE, shkroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Postimi është pjesë nga fushata qeveritare për referendumin e vjeshtës, në të cilin qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen e Prespës, me të cilin zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë dhe hapet rruga e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.