SHBA, shënohet me protesta përvjetori i mitingut të nacionalistëve të bardhë

Ndërsa zyrtarët në qytetin amerikan Uashington dhe në shtetin fqinjë, Vixhinia, marrin masa për përvjetorin e parë të një mitingu...

Ndërsa zyrtarët në qytetin amerikan Uashington dhe në shtetin fqinjë, Vixhinia, marrin masa për përvjetorin e parë të një mitingu të nacionalistëve të bardhë, që përfundoi në dhunë vdekjeprurëse,Presidenti Donald Trump bëri thirrje për unitet:

“Duhet të qëndrojmë së bashku si komb. Unë dënoj çdo lloj racizmi dhe veprime me dhunë. Paqe për të gjithë amerikanët!”, – shkroi në Twitter Presidenti, ndërsa ndodhet në klubin e tij të golfit në shtetin e Nju Xhërsit.

Zoti Trump shtoi se ai “ka luftuar” për përmirësimin e jetës për të gjitha pakicat dhe u zotua se “Nuk do të pushoj kurrë së luftuari për të gjithë amerikanët!”.

Përgjigja e presidentit ndaj mitingut të vitit të kaluar në Sharlotsville të Virxhinias, shkaktoi kritika të mëdha kur ai deklaroi nga dhoma e konferencave për shtyp të Kullës Trump, se “të dyja palët në miting ishin njerëz normalë.”

Të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Charlotsvillit u zhvilluan në mënyrë paqësore marshime dhe aktivitete të tjera të komunitetit, në praninë e një numri të madh trupash policore.