Është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra (800 euro) kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, bën të ditur abcnews.
Sipas burimeve, arsyeja është mosmenaxhimi i mbetjeve të qytetit. Gjithashtu edhe firmës së pastrimit i është vendosur gjoba prej 500 mijë Lekësh.
Situata e keqe me plehrat në qytetin bregdetar bëri që Inspektoriati i Mjedisit të marrë masa për përmirësimin e kësaj gjendje.