Në fund të kësaj jave starton Serie A, që pritet të ketë një nga edicionet më interesante viteve të fundit, pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventus.
Skuadra e Lazios, pjesë e së cilës është mesfushori nga Kosova, Valon Berisha, sezonin 2018/2019 e hap në shtëpi, ku pret nënkampionët e Napolit.
Mesfushori Valon Berisha, rrezikon të humbas këtë ndeshje, shkaku i një lëndimi të muskujve në kofshën e majtë.
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Calciomercato.
Kujtojmë se Valon Berisha këtë afat kalimtar nga Salzburgu i Austrisë u transferua te Lazio.