Dialogu teknik me Serbinë ka prodhuar shumë marrëveshje që janë konsideruar të dëmshme për Republikën e shpallur në 2008-n, por ka nxjerrë nga kuleta e shtetit edhe miliona euro, që janë shpenzuar për luks nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme.
Procesi që në 2012-n e ka stolisur me “flluskë” denominimin e Kosovës ia kishte dyfishuar të ardhurat vjetore Edita Tahirit.
Mbështetur në një kërkesë të “Kohës Ditore” për qasje në dokumente publike, Zyra e kryeministrit ka ofruar të dhëna mbi shpenzimet e bëra për llogari të dialogut teknik.
Se sa para kanë shpenzuar zyrtarët shtetërorë gjatë dialogut teknik të nisur në vitin 2011 dhe ende të papërmbyllur