Drejtues të PSD-së takojnë Delawien, bisedojnë për aktualitetin politik në vend

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Dardan Sejdiu...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Dardan Sejdiu, kanë takuar në drekë pune ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencën e ambasadorit.

“Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.