Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi priti në takim përfaqsues të ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd

Sot në kabinetin tim prita në takim përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd

Sot në kabinetin tim prita në takim përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd

Biseduam rreth temave që po preokupojnë qytetarët e luginës së Preshevës.
Një prej temave kryesore ishte hapja e kufirit Miratoc-Llojan, e informuam për vështirësitë e përditshme që hasin banorët e të dy anëve te kufirit.
Po ashtu diskutuam kthimin e Gjykatës themelore në Preshevë, ku është një nevojë e domosdoshme për të gjithë qytetarët e Preshevës.
Si temë tjetër u shtjellua me zotri Adam Schick edhe problemi i teksteve shkollore që në të ardhmen e afërt të zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmonë.
Në fund diskutuam temën aktuale politike, rreth shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ia paraqita qëndrimin tim për mos parcailizimin e komunës së Preshevës për bashkim me Kosovën, por si tërësi territoriale në bazë të referendumit të vitit 1992