Gazeta e përditshme Franceze, Le Monde, sot me një artikull të veçantë është marrë me zhvillimet e fundit në Kosovë e në Serbi.
Në fokus të interesimit të gazetës kanë qenë idetë e dala fillimisht nga Beogradi e pastaj edhe nga Prishtina për ato që dy këto qendra ballkanike, përmes udhëheqësve të saja, i quajnë here korrigjime kufijsh e herë këmbime territoresh e herë ndaje tokash nëpërmjet Kosovës e Serbisë.
Artikulli me titull që e ka edhe portali ynë, pasi fillimisht thekson se Beogradi e Prishtina po përmendin këmbimin e territoreve, këtë “iniciativë” autori i shkrimit Jean Baptiste Chastand e quan lojë të rrezikshme në Ballkan, transmeton Koha.net.
Në tërësi një pjesë të këtij shkrimi. A mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan? Një kohë të gjatë e paimagjinueshme në emër të stabilitetit të një rajoni të cflitur nga shumë luftëra në vitet 1990, kjo mundësi që po i frikëson shumë kancelari europaine, doli papritur në negociata e gjate e delikate ndërmjet Serbisë e Kosovë.
Në një deklaratë të paraqitur, kryetari i këtij ish –rajoni serb që u bë i pavarur në vitin 2008, Hashim Thaçi, shpjegoi publikisht në fillim të gushti se “se korrigjimi i kufijve” mund të ndodhte “në kuadër të një zgjidhjeje paqësore me Serbinë”.
Kjo ide shpërthyese, deri më tash gjithmonë ishte lënë anash nga autoritetet e Kosovës, vend me shumicë shqiptare por ku jeton edhe një minoritet i madh serb.
I ndodhur kryesisht në veri të vendit, përreth qytetit të ndarë të Mitrovicës, gjithmonë i ka ruajtur raporte me autoritetet e Beogradit pa e njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.
E kjo situatë juridike e paqëndrueshme bën majën e pengesës së negociatave ndërmjet dy vendeve.
Veriu i Kosovës është bërë zonë ku nuk sundon ligji dhe vend i mafisë dhe vrasjes politike: në janar këtu u vra një opozitar politik serb.