Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa sot në selinë e partisë priti në takim Sekretarin Politik te Ambasadës së SHBA-ve në Beograd z. Adam Schick.
Kryetari i PDSH-së edhe njëherë I rikujtoi përfaqësuesëve të SHBA-së për diskriminimin që po ngjan nga shteti serb në të gjitha segmentet e jetës shoqërore dhe ekonomike në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjendje kjo e papërballueshme dhe që kërkon rrugëdalje.
Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi që po hyn në fazën finale të arritjes së marrëveshjes, ku Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e zgjidhjes së statusit politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës që do të mundësonte bashkimin e Luginës me Republikën e Kosovës, duke potencuar se bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës në përputhje me Referendumin e marsit të vitit 1992 është angazhim permanent i Partisë Demokratike Shqiptare dhe prioritet apsolut i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sekretari politik i Ambasadës Amerikane në Beograd, ritheksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë maksimalisht të përkushtuara për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe do të mbështesin fuqishëm çfarëdo marrëveshje që palët arrijnë në bisedimet e Brukselit.
Në Preshëvë
14 gusht 2018
Shërbimi për informim i PDSH-së