Partia për Veprim Demokratik mban tubimin promovues në fshatin Raincë

Mbrëmë në hapësirat e shkollës fillore "Zenel Ajdini" në Raincë, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor...

Mbrëmë në hapësirat e shkollës fillore "Zenel Ajdini" në Raincë, Partia për Veprim Demokratik mbajti tubim parazgjedhor ku shpalosi programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme dhe bëri prezantimin e kandidatëve për këshilltarë nga nëndega e Raincës.

Tubimin e hapi kryetari i kësaj nëndege, Kreshnik Fazliu, i cili kërkoi sidomos nga të rinjtë e fshatit Raincë, që me 24 dhjetor të votojnë numrin 5, pasi që PVD dhe Ardita Sinani janë e VETMJA ZGJIDHJE për të rinjtë.

Kryetari i PVD-së, Riza Halimi, në fjalimin e tij u shpreh i kënaqur nga masoviteti i këtij tubimi, dhe u shpreh i bindur se përkrahja që PVD dhe Ardita Sinani po e merr në të gjitha tubimet është dëshmi e fortë se lista jonë zgjedhore është e VETMJA ZGJIDHJE për komunën e Preshevës.

Më pas u bë prezantimi i kandidatëve për këshilltarë nga Rainca: Shëndrit Jahiu, Sadulla Sylejmani dhe Xhevhere Bajrami.

Shëndrit Jahiu në fjalimin e tij premtoi se do të jetë zëri i të gjithë banorëve të Raincës në Kuvendin komunal.

Ardita Sinani, kryetarja e ardhshme e komunës së Preshevës u shpreh e entuziazmuar me prezencën masovike të përkrahësve dhe simpatizantëve të Partisë për Veprim Demokratik në këtë tubim madhështorë.

Zonja Sinani bëri apel, që këto ditë që na kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, do të jenë zgjedhje në mes të vendosmërisë dhe nënshtrimit, në mes të transparencës dhe manipulimeve.

Duke rrethuar numrin 5 më 24 dhjetor, banorët e Raincës do të jenë pjesë e ZGJIDHJES SË VETME për Raincën dhe tërë komunën e Preshevës.

Preshevë, 11.12.2017
Shtabi zgjedhor i
Partisë për Veprim Demokratik

Ky është postimi në faqen zyrtare të PVD-së