Politikani australian me propozim të çuditshëm: Të legalizohet seksi me trupat e njerëzve të vdekur

Kandidati nga "të gjelbërit" bën thirrje që të bëhet ligjërisht e lejuar seksi me kufomat në Australi, pasu u zbulua se ai bëri fushatë për ...

Kandidati nga "të gjelbërit" bën thirrje që të bëhet ligjërisht e lejuar seksi me kufomat në Australi, pasu u zbulua se ai bëri fushatë për ta ndryshuar këtë ligj.

Tom Raue i cili është kandidati i partisë në “Summer Hill”, javën e kaluar, argumentoi se nekrofilia apo seksi me të vdekurit është i padëmshëm, pot tani thotë se artikulli ishte një shaka.

“Nëse një person i jep leje trupit të tij për t’u përdorur për seks dhe familja nuk ka asnjë prblem me të, atëherë çfarë dëmi ka kjo?”, shkroi Raue.

Raue e përshkroi nekrofilinë si një nga seksualitetet tabu pothuajse në çdo shoqëri’ dhe ndërsa ai vuri në dukje se ishte paligjshme në Australi dhe ai donte që kjo të ndryshohej.

“Unë e vlerësoj që jo të gjithë e marrin atë si qesharake. Unë nuk qëndroj prapa komenteve dhe kurrë nuk kam menduar për këtë.

“Unë nuk kam asnjë interes nga legalizimi i nekrofilisë. Fushata ime në “Summer Hill” do të përqëndrohet në nevojën për të zgjidhur krizën e strehimit me një skemë universale të ngjashme me atë që kemi për mjekësinë dhe arsimin, duke përmbysur të gjithë privatiizmin e transportit publik”.

Zotri Raue ka mohuar të ketë pasur seriozisht pretendimet për ta bërë si ligjërisht të lejuar seksin me kufomat, por lajmi ka bërë bujë kudo në media.