Në mbështetje të këtij aktiviteti mori pjes edhe kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi duke dhezur dritat pranë komunës dhe duke i mbështetur gratë me 10 dhjetor në ditën ndërkombëtare të drejtave të njeriut.
Kryetari i organit të përkohshëm z.Shqiprim Arifi tha duhet mbështetur këtë aktivitet me qenë se gruaja përfshinë një pjesë të madhe në shoqëri duke filluar nga edukata familjare e deri në atë shoqërore.
Arzana Bajrami anëtare e forumit të gruas tha se qëllimi jonë është që të ngrisim sa më shumë vlerën e gruas në shoqëri dhe do të kërkojmë që t'na mbështes edhe me mjete buxheti i komunës së Preshevës për të formuar një këshillë për ti dalë në ndihmë pikërisht grave.
Ndërsa Matilda Xhili Islami po ashtu anëtare e forumit të gruas gjithashtu e mbështeti këtë aktivitet duke dhënë më shumë informaciona rreth llojeve të dhunës.
Në duart e aktivisteve qëndronin disa fletushka me shkrime të ndryshme si:
Para se të dhunosh një femër mendo sepse një femër ti e thërret nënë, motër, bijë ose bashkëshorte.
Dhuna ndaj gruas është gjithnjë e pajustifikueshme, prej saj kemi jetën dhe kujdesin e përjetshëm. Sa më shumë dashuri dhe rrespekt për to dhe shumë fletushka tjera që kishin të shënuara thënje me vlerë.