Në rast se arrihet deri te një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të nominohem për çmimin nobel për paqe.
Kështu shkruan sot gazeta serbe Danas duke u thirrur në burimet e veta diplomatike.
Sipas raportit promovimi i librit të Thaçit: “Shtet i Ri, Burrështatas Modern”, është vetëm, një hap në rrugën e presidentit të Kosovës drejt çmimit Nobel.
“Bashkëbiseduesit tonë thonë se në qoftë se zgjidhet problemi me Kosovën atëherë shanset janë që Thaçi, Vuçiq e Mogherini do të nominohen për çmimin Nobel”, shkruan Danas.
Sipas informacioneve jozyrtare të Danas, libri i Thaçit ku flitet për veprimtarinë e tij, është prezantuar në Londër, Berlin, Paris e Vjenë.
Raportime se Thaçi e Vuçiq mund të jenë kandidatë për çmimin Nobel për Paqe ka pasur edhe më herët.