Është mbajtur takimi në mes Kryqit të Kuq, Fondit Humanitar dhe Qendrës për punë sociale. Temë diskutimi e këtyre institucioneve ishte shqyrtimi i rasteve që kanë nevojë të jenë shfrytëzues të kuzhinës popullore. U diskutua rrjedha e kuzhinës popullore, cilët persona duhet të jenë shfrytëzues të kuzhinës sipas kritereve të kryqit të kuq të Republikës së Serbisë.
Në fund listat janë përpiluar, dhe të gjithë këta shfrytëzues kanë gati edhe vendimet, si dhe vendet e shpërndarjes së ushqimit nëpër fshatra.
Ky është një bashkpunim në mes të këtyre institucioneve, ku shihet si rezultat një koordinim i mirëfillt. Gjithashtu duhet cekur se buxheti është rritur, vitin e kaluar për 9 muaj ka qenë 3 milion dinar, ndërsa tani vetëm për 4 muaj e gjysëm dmth deri në fund të vitit 2018 është 2.5 milion dinar.
Ky është postimi në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës.