Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare facebook të institucionit të Komunës së Preshevës është bërë e ditur se punimet e filluara kohë më parë në Zonën Industriale janë duke vazhduar dhe duke u punuar në mënyrë intenzive që këto punime të pëfundojnë në një periudhë kohore sa më të shpejtë. Nëpërmjet disa fotove të postuara shihet dhe gjendja aktuale në Zonën Industriale, më tej në postimin e bërë në faqen e Komunës së Preshevës shkruhet:
''Investitori i parë që do të kontribojë në vendin tonë vetëm se është paraqitur dhe ai është një bashkatdhetarë i joni i cili jeton në Gjermani.''
Këto janë pamjet në vendin e ardhshëm të Zonës industriale në Komunë të Preshevës