Lëvizja për Reforma PDSH shpreh ngushëllime familjes Hyseni

Lëvizja për Reforma PDSH shpreh ngushëllime familjes Hyseni

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Lëvizja për Reforma PDSH ka shprehur ngushëllime familjes Hyseni:

''Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Rami Hyseni, dhe njëherit drejtorit të shkolles fillore "9 Maji" në Leran. Prof. Ramiu u nda nga kjo jetë, por vepra që la jeton përgjithmonë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar ndër ne. Me kontributin e tij, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur. Ndarja e prof. Rami Hysenit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje edhe për shoqërin. Ne e kujtojmë me respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar si profesor i Fizikës pranë gjimnazit "Skenderbeu" duke dhënë një kontribut teje të cmuar në edukimin e brezave të ri. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve..''