Arifi: Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është NJË

Një përsëritje për të gjithë keqinterpretuesit e zeshëm, keqdashësit, “Fake News”-at dhe veglat e moçalit zhytës politik në mes jush:

Çështja e statutit politik nuk është vetëm një deklaratë, por është çështje e legjimitetit nëpërmjet shprehjes së vullnetit të popullit me Referendum. Qytetarët e Luginës së Preshevës konform akteve ndërkombëtare kanë deklaruar në vitin 1992 vullnetin e lirë dhe legjitim, rezultatin e së cilës e njohim të gjithë PIKË.

Në këto rrethana është naive, kontraproduktive dhe anashkalohen skajshmërisht interesat kombetare shqiptare të flitet për parcializimin e Luginës së Preshevës, qoft edhe bashkimi me Republikën e Kosovës të një copëze të Luginës. Pra, Lugina e Preshevës respektivisht Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është NJË, bashkë përherë e TË PANDASHËM! Kjo e fundit vlenë edhe për Republikën e Kosovës. Sakrifica sublime e dëshmorëve të Kombit dhe brezat e reja nuk lejojn ndarjen e Kosovës. Rrjedhimisht fjala e përshtatshme në këto suaza do të ishte Bashkim dhe jo Shkëmbim.

Si pikënisje objektive e zgjidhjes së problemeve do të ishte respektimi i të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Gjithashtu është detyrë e miqve ndërkombëtarë të flasin, reflektojn, aktivizojn resurset dhe të intervenojn për të zbatuar drejtësinë dhe ligjshmërinë ndërkombëtare, konform akteve juridike, për avansimin e të drejtave shqiptare në këtë rajon.
Me Luginën e Preshevës janë bërë dhe po bëhen eksperimente, Mjaft më!

Shqiprim Arifi,
Kryetar i Komunës së Preshevës,

Preshevë, 17.08.2018