Abuzimet seksuale me të mitur – prova vendimtare për Papa Françeskun

Vatikani theu heshtjen të enjtën për një raport të jurisë së Pensilvanisë që përfshin abuzimet seksuale të priftërinjve që ndodhën për dekada ...

Vatikani theu heshtjen të enjtën për një raport të jurisë së Pensilvanisë që përfshin abuzimet seksuale të priftërinjve që ndodhën për dekada me radhë si dhe fshehjen e tyre nga peshkopët duke i quajtur akuza “kriminale dhe moralisht të dënueshme”.

“Lidhur me raportin e bërë publik në Pensilvani këtë javë , janë vetëm dy fjalë që mund të shprehin ndjenjat për këto krime të tmerrshme: turp dhe dhimbje”, ka thënë Greg Bruke, drejtori zyrës për shtyp në Vatikan.

“Selia e Shenjtë trajton me seriozitet punën e Jurisë të Pensilavanisë dhe raportin e përkohshëm që ka publikuar. Selia e Shenjtë dënon pa mëdyshje abuzimin seksual të të miturve”.

Këtë javë, Papa Françesku ishte nën presion për të trajtuar këtë krizë me abuzime seksuale që është përhapur me shpejtësi në disa kontinente, nga Australia në Amerikën Latine.

Kjo krizë paraqet një provë vendimtare për papatin që udhëheq Papa Françesku, që herë pas here ka hezituar për ta trajtuar abuzimin seksual midis klerit.

Skandalet seksuale që po ndodhin brenda kishës kanë bërë që katolikët dhe shoqëria civile të humbë besimin tek ne, thonë disa nga përfaqësues të kishës.