Arrin në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi

Ka arritur në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet që u shkaktuan nga era e fortë që ka goditur shtetin Kerala të Indisë.

Ekipet e shpëtimit me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve kanë evakuuar qindra njerëz që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, raporton Al Jazeera.

Deri më tani 150 mijë persona janë strehuar në  1200 kampe.

Qindra fshatra janë përmbytur, mbi 10,000 kilometra rrugë dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në të gjithë shtetin, thanë zyrtarët.