Z.Rami Hyseni ishte i punsuar në shkollën fillore ''9 maji '' në Leran dhe ishte drejtor i këtij institucioni të dijës gjithashtu në një periudhë prej 20 viteve ka punuar në shkollën e mesme ''Skenderbeu'' si profesor i lëndës së Fizikës.
Drejtorati i kësaj shkolle dhe kolegët në nderim të drejtorit të shkollës organizuan mbledhje komemorative për të përkujtuar punën e palodhshme dhe energjinë e madhe që kishte z.Hyseni në ngritjen e kuadrove sa më të larta.
Pjesëmarrës në mbledhjen komemorativë ishin figura të ndryshme si kryetari i PDSH-së, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar, kolegë të shumtë si dhe familjarë të z.Hysenit.
Fillimishtë hapjen e kësaj mbledhjen komemorative e bëri njëra nga punëtoret e kësaj shkolle ku në fillim lexoi një histori të shkurtër për jetën dhe punën që ka bërë z.Hyseni më pas fjala i'u dha edhe zv.drejtorit të shkollës fillore ''9maji'' , nuk mungoi edhe fjalimi i Kryetarit të partisë demokratike shqipëtare z.Ragmi Mustafa dhe më pas morën fjalën edhe disa kolegë të institucionit ku ai drejtonte.
Shumë familjarë, kolegë,politikanë dhe persona të tjerë që e njohën z.Hysenin i'a dhanë edhe lamtumirën e fundit duke e përcjellur në stacionin e tij të fundit.
Z.Hyseni u varrosë pas namazit të iqindisë nw varrezat e fshatit Bushtranë