Nëse largohet nga Tottenham, ky do të jetë ekipi i ri i Eriksenit

Christian Eriksen vazhdon të zgjojë interesim për largim nga skuadra e Tottenham Hotspur.

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

“Don Balon” raporton se “Los Blancos” kërkojnë një mesfushor të ri kreativ në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk dëshiron të presë deri në janar për të sjellë një tjetër emër të madh, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai do ta tentojë blerjen e reprezentuesit danez para përfundimit të gushtit.