Galatasaray ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.
Klubi turk ka shndërruar yllin anglez në një prej objektivave kryesore të afatit kalimtar të verës.
Galatasaray shpreson t’i investojë paratë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe e shohin Welbeckun si kandidat ideal, përcjell “lajmi.net”.
Mirëpo, Webeck nuk dëshiron të largohet nga Arsenal pasi është i lumtur në Londër.