Në një stacion metroje pranë terminalit të autobusëve “Port Authority”, në Manhattan.
Vendndodhja është vetëm pak blloqe banimi larg “Times Square”-t.
Departamenti i zjarrfikësve dhe policisë së Nju Jorkut thanë se kanë lokalizuar një pajisje pranë një korridori pasagjerësh midis trenave A dhe 1, e me shumë mundësi po konsiderohet si sulm terrorist.
Policia ka mundur të ndalojë një person dhe e ka dërguar në paraburgim për ta marrë në pyetje, pasi ai mbante një pajisje me tela me vete.
Agjencitë ligjzbatuese i janë përgjigjur menjëherë raportimit dhe kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë përreth zonës.