Kursi i rrobaqepsisë në Preshevë drejt fazës përfundimtare (Video)

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe me organizatën Tika ka filluar një rrugëtim...

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe me organizatën Tika ka filluar një rrugëtim në ngritjen e pozitës së femrës këtu në komunë të Preshevës është ky kursi i rrobaqepsisë i cili tashmë po realizohet dhe ka arritur në përfundimin e sipër.

Regjistrimet kanë filluar ku tashmë kanë ngelur edhe dy ditë ku do të mbyllet aplikimi i kandidatëve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me të gjitha shoqëritë civile në Preshevë në  mënyrë që të jemi sa më korrektë dhe përzgjedhja të bëhet pa asnjë interes kështu u shpreh kordinatori i kësaj shoqate Z.Shefki Jonuzi.

Me përfundimin e grupit të parë që do të ndjekin kursin e rrobaqepsisë Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim do të shpallë edhe konkursin për grupin e dytë në kurs të rrobaqepsisë.