Rëndësia dhe vlera e therjes së kurbanit, Fikret ef. Limani

Kryetari i Bashkësisë Islame Preshevë Fikret ef.Limani: ''Bashkësia Islame vazhdon të bëjë organizimin e therjes së kurbanit''...

Njëri ndër ibadetet e muslimanit me çfarë besimtarët adhurojnë e Zotin e tyre ëshë edhe therja e kurbanit me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit për të gjithë ata që kanë mundësi materiale.

Therja e kurbanit është një traditë dhe ibadet i cili është praktikuar më parë nga besimtarët e besimit islam dhe vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme pikërisht në ditët e Kurban Bajramit.

Bashkësia Islame vazhdon të kryejë obligimin e saj edhe në këtë kohë sa i përket organizimit dhe therjes së kurbaneve, thotë kryetari i Bashkësisë Islame Fikret ef.Limani.

Të gjithë të interesuarit të cilët duan të dorëzojnë të hollat e tyre për kurban mund ta bëjnë deri në diten e tretë të Kurban Bajramit dhe sasia e të hollave është 120 euro.