Me 23 Gusht fillon Shkolla e Verës ''Kur trupi flet'' (Foto)

Me 23 Gusht fillon Shkolla e Verës ''Kur trupi flet''

OJQ “Psika 017” në bashkëpunim me Shoqatën e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë organizojnë #ShkollëVere në Preshevë me titull “Kur trupi flet”.

Kjo #ShkollëVere që do mbahet për herë të parë në Preshevë, në fushën e mirëqenies psikoemocionale, do realizohet në objektin e çerdhes “8 marsi”.
Gjithçka është gati për t’u realizuar Shkolla Verore “Kur trupi flet”, e për t’u njohur më mirë me ndikimin e trupit të njeriut në psikikën e tij… se si indi lidhor ka rol aq të rëndësishëm në formimin e karakterit, puna me trup dhe mendje (points and positions) dhe ndikimi aq i madh në gjendjen e atij që kërkon ndihmë nga profesionisti; se si ushqimi ndikon në mirëqenien psikoemocionale, e si ushqimet e caktuara ndikojnë për ta rritur vëmendjen dhe larguar mjegullitë e trurit; se si përmes yogas relaksohet trupi, kalohen ditët më mirë dhe më lehtë!

Superprofesionistët, ligjëruesit e kësaj #ShkollëVere janë ata që ua kemi bërë të njohur më parë, si MSc. Migjen Amzai (psikolog klinik dhe psikoterapist), PhDc. Diola Dosti-Baftiu (Mesimet e Dioles) dhe prof.instr. Lumturie Durmishi (instruktore e yoga dhe hi-low aerobic)

Çdo kush nga shkencat psikosociale dhe mjekësore (dhe student i drejtimeve përkatëse), që është i interesuar për punë profesionale dhe efektive, jeni të mirëseardhur!

Temat tona do jenë rreth BodyPsikeoterapisë, Nutricionit dhe Yogas.

– Çfarë është Body Psychotherapy?
– Vëmendja, vetëdija dhe trupi
– Puna me trup dhe mendje / teknika “points and positions”
– Roli i indit lidhor në formimin e karakterit
– Shtatëzënia dhe ushqimi
– Ndikimi i ushqimit në mirëqenien tonë psikoemocionale
– Përmirësimi i vëmendjes, largimi i mjegullive të trurit përmes ushqimit
– Yoga, Body relax and flexibility
– Teknikat e frymëmarrjes dhe yoga
– Pilates

Kohëzgjatja do jetë 4 ditë, nga 23gushti deri në 26gusht, duke filluar nga 10:30 deri ne 17:00.
Pjesëmarrja është me pagesë (10€) ku përfshihet materiali dhe certifikata.
Regjistrimi: fidan.nuh@yahoo.com