Reagim i Partisë për Veprim Demokratik lidhur me ndërprerjen e dhunshme të seancës KK

Reagim i Partisë për Veprim Demokratik

R E A G I M

Grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik reagon ashpër lidhur me ndërprerjen e dhunshme të seancës së Kuvendit Komunal të Preshevës të shkaktuar nga provokimet ofenduese e anticivilizuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi dhe udhëheqjes së papërgjegjshme të seancave nga ana e kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu.

Kryetari i komunës, sikur edhe në seancat e kaluara, në mungesë të argumenteve dhe edukatës elementare, edhe kësaj rradhe me sjellje arrogante dhe shpifje flagrante, duke mos qenë fare i penguar nga kryetari i Kuvendit, shkaktoi atmosferë dhunënxitëse, që kurrë nuk ka qenë praktikë e punës së Kuvendit Komunal të Preshevës gjatë historisë së veprimit të tij.

Në kushte kur udhëheqja e PVD - së, këshilltarët e PVD - së e posaçërisht këshilltari Rinor Krasniqi në vazhdimësi po provokohen dhe sulmohen në format më të vrazhda, grupi i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik e lëshoi seancën e sotme dhe kërkon nga kryesia e PVD - së që t'a shqyrtojë arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së mëtejme në punën e këtij Kuvendi.

Preshevë, 20.08.2018

Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik